Mazllum Baraliu emërohet përfaqësues i Shoqatës së Juristëve
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Në mbledhjen e sotme, vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin […]
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhjen e sotme, vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
Me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu.
Mazllum Baraliu është nga fshati Bukosh i Suharekës, ai ishte rektor i parë i Universitetit Publik të Prizrenit.