“Maths4talents”, kryeministri Kurti: Matematika, çelësi për të ardhmen e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “Maths4talents”, një nismë që ka për qëllim kultivimin e talenteve të reja në fushën e matematikës.
Në këtë event, Kurti theksoi rëndësinë e matematikës për zhvillimin e të rinjve dhe të vendit në tërësi.
“Matematika është vendimtare si për zhvillimin e logjikës të nxënësit gjithashtu edhe për thellësinë dhe mprehtësinë e mendjes. Besoj që Matematika së bashku me Gjuhën janë dy lëndët më të rëndësishme për fëmijët, për nxënësit, për të ardhmen e tyre profesionale dhe për ngritjen e tyre intelektuale, e edhe artistike”, tha kryeministri Kurti para nxënësve dhe të pranishmëve tjerë.
Ai ndau njoftimin me ta se vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës do të mbështesë organizimin e Garës Evropiane të Matematikës për vajzat dhe se për këtë qëllim tashmë janë ndarë 200 mijë euro, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për fuqizimin e edukimit dhe përkrahjen e talenteve.
Kryeministri u zotua që Qeveria do të vazhdojë ta përkrahë çdo iniciativë e cila e promovon shkencën në përgjithësi, e posaçërisht Matematikën duke e bërë këtë fushë një burim të dijes e të frymëzimit për brezat e ri.