Mashtroi dy persona, arrestohet i dyshuari në Suharekë
- 05.12.2018
- 0 komente
Policia e Kosovës njofton se sot në rrugën “Xhavit Sylaj”, të Suharekës arrestohet një person për shkak të mashtrimit të dy personave.

I dyshuari kishte mashtruar një viktimë femër e cila ka rënë pre të mashtrimeve të atij personi si dhe i dyshuari ia kishte marrur 60 euro, sipas raportit policor.
Policia kishte njoftuar se i njejti person kishte mashtruar edhe një viktimë mashkull, i dyshuari ia kishte marrur veturën. Në prani të avokatit ishte intervistuar i dyshuari dhe prokurori dha urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
KOMENTE0
Leave a Reply