MASHTI ndan 1 milionë euro për bursa për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës

17.08.2021

MASHTI shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimit të lartë në Kosovë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze) […]

MASHTI ndan 1 milionë euro për bursa për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës Foto: Ilustrim

MASHTI shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimit të lartë në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM në gjuhën angleze) të arsimit të lartë në Kosovë.

Kjo thirrje synon ta mbështesë dhe promovojë shkollimin e vajzave/grave që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës).

Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 1,000,000 (një milion) EURO, me të cilën do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EURO.

Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta.

Inkurajohen që të aplikojnë vajzat/gratë nga komunitetet jo-shumicë dhe ato që vijnë nga zonat rurale.

MASHTI fton studentet e interesuara të këtyre profileve që të aplikojnë në këtë thirrje.

thirrja-me-nr-01b-1561-per-mbeshtetjen-financiare