MASHTI mbështetje financiare për studentët në universitetet më prestigjioze – këto janë kriteret

09.08.2022

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20. Ajo shtoi se përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, […]

MASHTI mbështetje financiare për studentët në universitetet më prestigjioze – këto janë kriteret Foto: Ilustrim

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.

Ajo shtoi se përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Njoftimi i plotë i ministres Nagavci:

Vazhdojmë përkrahjen financiare për studentët tanë.

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.

Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studijojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë.

Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.

Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, gjeni linkun më poshtë: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-nivelit-master-2

Suksese!