MAShTI: Ligjëratat e ditës së premte do të ri-transmetohen edhe të shtunën

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se meqenëse dita e premte është ditë pushimi, ligjëratat e ditës së premte do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MASHT’I ka bërë me dije se ri-transmetimi do të bëhet sipas orarit të njejtë.

“Meqë dita e premte (01 maj 2020) është ditë pushimi për arsye të Ditës Ndërkombëtare të Punës, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së premte (01 maj 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 02 maj 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në komunikatë.

RAPORTO