MAShTI harton Rregullore të Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit

07.07.2022

Rregullorja ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet vartëse. Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ndër të tjera, Draft-Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh: . Obligimi […]

MAShTI harton Rregullore të Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Foto: Ilustrim

Rregullorja ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet vartëse.

Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ndër të tjera, Draft-Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh:

. Obligimi për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit brenda MAShTI;
· Trajtimi i konfliktit të interesit nga autoriteti përgjegjës;
· Veprimet e ndaluara për zyrtarin e MAShTI;
· Angazhimi në punë jashtë institucionit;
· Obligimi, përgjegjësitë për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;
· Identifikimi dhe raportimi i konfliktit të interesit në MAShTI;
· Mënyrat e trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit;
· Sanksionet në rastet e konfliktit të interesit.

Draft-Rregullorja është në diskutim publik deri më datë 27 korrik 2022, andaj ju ftojmë t’i adresoni komentet tuaja në linkun më poshtë:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41453&fbclid=IwAR2ueE3oqYcFuh7hIOUDmA6hArgtG22baQUqH_Fum9e83G2TDB0cvuNuy50