MASHT tregon për mbarëvajtjen e testit të maturës në të gjitha komunat e Kosovës

15.06.2019

Sot është mbajtur testi i maturës për të gjithë maturantët e shkollave të mesme në Kosovë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka treguar për Insajderin se si ka shkuar i gjithë procesi. “Ministria e Arsimit konsideron se Testi i Maturës është mbajtur me sukses, zyrtarët e ministrisë kanë qenë në të gjitha qendrat ku […]

MASHT tregon për mbarëvajtjen e testit të maturës në të gjitha komunat e Kosovës Foto: Ilustrim

Sot është mbajtur testi i maturës për të gjithë maturantët e shkollave të mesme në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka treguar për Insajderin se si ka shkuar i gjithë procesi.

“Ministria e Arsimit konsideron se Testi i Maturës është mbajtur me sukses, zyrtarët e ministrisë kanë qenë në të gjitha qendrat ku është mbajtur testi, e kanë monitoruar procesin dhe i presim rezultatet”, ka thënë Arbër Geci, zëvendësministër i Arsimit për Insajderin.

Geci ka shtuar se ka pasur tendenca për keqpërdorim dhe kopjim gjatë procesit mirëpo sipas tij, ato nuk ndikojnë në rezultatin final

“Ka pasur tendenca të zakonshme nga grupe të ndryshme që janë krijuar në viber për kopjim mes nxënësve, ne i kemi denoncuar edhe publikisht ato dhe kemi kërkuar nga prokuroria që t’i hetojë dhe nuk besojmë nga ato që kemi parë se mund të ndikojnë në rezultate”, ka shtuar Geci.