Çlirim Gashi
01.04.2019, 20:25

MASHT paralajmëron masa ndëshkuese ndaj SBASHK-ut!

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë paralajmron drejtorët e arsimit në komunat e Kosovës se mund të ballafaqohen me masa ndëshkuese për mosrespektim e vendimit të saj për zëvëndësimin e orëve të humbura gjatë greves së janarit.

Këtë e kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, të cilët edhe kanë treguar se në fund do të marrin raport nga drejtoritë komunale dhe nga Inspeksioni i arsimit për procesin mësimor, raporton KTV.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka mbajtur të hënën mbledhje me kryetarë të niveleve komunale, ku ka përsëritur se nuk do të zbatohet vendimi i Ministrisë.

Dhe se orët nuk do të kompensohen as gjatë pushimit pranveror, as të shtunave dhe as në fund të vitit shkollor.

Diskutim u bë edhe për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, si dhe për gjuhën e përdorur të deputetëve.