MASHT-i cakton datat e mbajtjes të provimit të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Maturës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obliguese dhe një me zgjedhje nga vetë nxënësit, transmeton TV Prizreni.

Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: fizikë, kimi, biologji, informatikë, gjeografi, histori, sociologji, psikologji, ekonomi me ndërmarrësi, edukatë qytetare, histori e artit, teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

RAPORTO