MASh: Jemi duke i marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike në shkolla

06.08.2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Arbërie Nagavci, në konferencën e rregullt për media ka prezantuar punën që është bërë në dy javët e fundit, me theks të veçantë përgatitjet rreth vitit të ri shkollor, konkursin vazhdues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë dhe hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve […]

MASh: Jemi duke i marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike në shkolla Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Arbërie Nagavci, në konferencën e rregullt për media ka prezantuar punën që është bërë në dy javët e fundit, me theks të veçantë përgatitjet rreth vitit të ri shkollor, konkursin vazhdues për regjistrimin e nxënësve në klasë të dhjetë dhe hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve të rinjë.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se MASHTI, në kuadër të angazhimeve për orientimin e të rinjve në karrierë, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit me HELVETAS Swiss Intercooperation, e cila ka për qëllim themelimin dhe ngritjen e kapaciteteve të së paku 10 qendrave të karrierës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Ministrja po ashtu theksoi se, MASHTI është duke i marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor të nis me prezencë fizike në shkolla derisa tha se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohemi që shkollat ti plotësojnë kushtet, si nga ana infrastrukturore po ashtu edhe edhe sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve.