MASH iu bën thirrje institucioneve arsimore: Respektoni masat anti-COVID

23.02.2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve arsimore që t’i respektojnë masat anti-COVID. MASH ka kërkuar një gjë të tillë në mënyrë që mësimi të vazhdojë nëpër shkolla në mënyrë fizike. Njoftimi i plotë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin […]

MASH iu bën thirrje institucioneve arsimore: Respektoni masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve arsimore që t’i respektojnë masat anti-COVID.

MASH ka kërkuar një gjë të tillë në mënyrë që mësimi të vazhdojë nëpër shkolla në mënyrë fizike.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndëmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.