Masat e vendosura sot nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve

06.11.2020

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thuhet se që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. Pas marrjes së këtyre masave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arsyetuar vendimin […]

Masat e vendosura sot nuk nënkuptojnë ndalim të lëvizjes së qytetarëve

Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thuhet se që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

Pas marrjes së këtyre masave, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arsyetuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e veprimtarive të bizneseve dhe karantinimin e shtatë komunave për fundjavë.

Sipas tij masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme dhe masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Zemaj ka bërë të ditur se janë të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, andaj janë të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Etiketat