Serbia nuk kërkon test negativ për ata që udhëtojnë tranzit brenda 12 ore

16.12.2020

Ditë më parë Serbia ka marr vendim që nga data 20 dhjetor 2020 deri më 10 janar 2021 të gjithë ata që hyjnë duhet të kenë test negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë ose obligohen që të vet-izolohen. Padyshim që ky vendim ka brengosur shumë mërgimtarë të Kosovës të cilët e […]

Serbia nuk kërkon test negativ për ata që udhëtojnë tranzit brenda 12 ore Foto: Ilustrim

Ditë më parë Serbia ka marr vendim që nga data 20 dhjetor 2020 deri më 10 janar 2021 të gjithë ata që hyjnë duhet të kenë test negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë ose obligohen që të vet-izolohen.

Padyshim që ky vendim ka brengosur shumë mërgimtarë të Kosovës të cilët e përdorin Serbinë si tranzit për të ardhur në vendlindje gjatë pushimeve të fundvitit.

Mirëpo sipas një sqarimi të ambasadës së Serbisë në Zvicër thuhet se këto masa nuk zbatohen për ata që kalojnë tranzit përmes Serbisë brenda 12 ore.

Kushti për hyrjen në Serbi, të përmendura si në vendim, nuk do të zbatohet për:
-shtetasit e huaj në tranzit përmes Serbisë. Tranziti për shtetas të huaj është i kufizuar në një periudhë jo më të gjatë se 12 orë nga momenti i hyrjes në territorin e Serbisë, shkruan SuharekaOnline.

-të miturve deri në moshën 12 vjeç, nëse është prind, kujdestar ose person tjetër shoqërues fëmija ka një test negativ nga pika 2 e këtij udhëzimi, nëse është e nevojshme;

-autobusët në transportin e rregullt dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, si në tranzit ashtu edhe në rastin kur destinacioni përfundimtar ose i nisjes është Serbia;