Masat e reja kundër pandemisë, kryeministri Hoti mban takim virtual me kryetarët e komunave

27.07.2020

Masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë sipas njohësve të fushës nuk është që kanë dhënë rezultate të mëdha. Këtë e vërteton edhe fakti që vetëm javëve të fundit numri i të infektuarëve me COVID-19 ka treguar shifra alarmante. Vetëm javën e kaluar numri i viktimave ka shkuar në 38. Të […]

Masat e reja kundër pandemisë, kryeministri Hoti mban takim virtual me kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Masat e caktuara nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë sipas njohësve të fushës nuk është që kanë dhënë rezultate të mëdha.

Këtë e vërteton edhe fakti që vetëm javëve të fundit numri i të infektuarëve me COVID-19 ka treguar shifra alarmante. Vetëm javën e kaluar numri i viktimave ka shkuar në 38.

Të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë, ka treguar se nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

Për të shqyrtuar masa të reja sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave.

Kjo është bërë e ditur nga Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan <<KOHA>>.