Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus.
Bazuar në vendim, kërkohet shtimi i kontrolleve rigoroze për bartjen e maskave.
Institucioneve u kërkohet të organizojnë punën me stafin në përputhje me manualin e miratuar për parandalimin e shpërndarjes së virusit.