Masat e reja, gastronomia mund të punojë deri në ora 24:00 vetëm të premteve dhe të shtuneve

15.07.2021

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe janë miratuar masat e reja kundër COVID-19. Sipas masave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se është zgjatur orari i punës për gastronominë për ditën e premte dhe të shtunë. Andaj, në këto dy ditë, […]

Masat e reja, gastronomia mund të punojë deri në ora 24:00 vetëm të premteve dhe të shtuneve Foto: SuharekaOnline

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe janë miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Sipas masave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se është zgjatur orari i punës për gastronominë për ditën e premte dhe të shtunë.

Andaj, në këto dy ditë, gastronomët janë të lejuar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 24:00, ndërsa ditëve të tjera të javës deri në ora 23:00.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin  tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00, përveç ditëve të premte dhe të shtune, për të cilën lejohet zgjatja e orarit për një ora, nga ora 05:00 deri në ora 00:00”, thuhet në masat e reja.

Masat-e-reja-anti-COVID-19-–-14.07.2021