Masat e reja anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria: Shtyhet viti i ri shkollor, kthehet ora policore…

27.08.2021

Rritja enorme e rasteve të të infektimeve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore të bëjnë shqyrtimin e masave të reja kundër këtij virusi. Nga Qeveria e Kosovës pritet të merren disa masa të reja anti-COVID. Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka folur lidhur me takimin që kanë pasur me ministrin […]

Masat e reja anti-COVID që pritet të merren nga Qeveria: Shtyhet viti i ri shkollor, kthehet ora policore… Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të të infektimeve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore të bëjnë shqyrtimin e masave të reja kundër këtij virusi.

Nga Qeveria e Kosovës pritet të merren disa masa të reja anti-COVID.

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka folur lidhur me takimin që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku morën pjesë edhe kryetarët e komunave.

Kryetari i AKK-së ka bërë të ditur se komunat kanë pasur tri kërkesa nga MSh-ja, kërkesa këto lidhur me menaxhimin e pandemisë me COVID-19.

Ibrahimi për Telegrafin ka thënë se kërkesat kanë qenë që të shtohen inspektimet në nivel komune si dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, po ashtu ata kanë kërkuar që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal.

Ministri Vitia pasi që pati takim me nivelin komunal, priten të merren disa masa të reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më datën 13 shtator.

Masat që pritet të merren nga Qeveria:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30

Te shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116,

Furnizimi me barna esenciale me kërkesë të komunave do të realizohet 92 për qind.

Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 2.295 raste të reja me COVID-19 si dhe janë regjistruar 18 raste të vdekjes.