Masat e reja anti-COVID, Lëvizja Vetëvendosje: Organizimi i ahengjeve ndalohet deri më 15 qershor

31.05.2021

Nga sot kanë hyrë në fuqi gjitha masat e reja anti-COVID, masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes. Me hyrjen në fuqi të masave të reja nuk do të ketë më orë policore në komuna e Kosovës, ndërsa orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00. Po ashtu […]

Masat e reja anti-COVID, Lëvizja Vetëvendosje: Organizimi i ahengjeve ndalohet deri më 15 qershor Foto: Ilustrim

Nga sot kanë hyrë në fuqi gjitha masat e reja anti-COVID, masa këto që mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja nuk do të ketë më orë policore në komuna e Kosovës, ndërsa orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00.

Po ashtu si masë lehtësues është edhe mospërdorimi i maskës për personat që ecin vetëm në rrugë.

Lehtësimi i masave erdhi pas rënies së numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me COVID-19.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që udhëheqë vendin përmes një postimi në Facebook ka theksuar se 1120 persona janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit, 64 mijë e 776 është totali i vaksinuarve deri më tani.

Po ashtu LVV duke i përmendur masat e reja më të rëndësishme, ka theksuar se këto masa duhen respektuar.

Në infografikën që ka publikuar ky subjekt politik ku shihen masat e reja (ato më të rëndësishme), thuhet se Organizimi i ahengjeve dalohet deri më datë 15 qershor 2021.

• Lejohet heqja e maskës nëse ecni vetëm.
• Lejohet puna e gastronomisë nga 05:00 deri në 23:00.
• Lejohen deri në 4 persona në një tavolinë brenda lokalit.
• Lejohen deri në 6 persona në një tavolinë jashtë lokalit.
• Përgjegjësit e lokaleve sigurohen për distancë 1 metër mes klientëve.
• Lejohet deri në 50 persona grumbullimi në ambiente të brendshme.
• Lejohet deri në 100 persona grumbullimi në ambiente të jashtme.
• Lejohet mbajtja e pritjes për ngushëllim duke respektuar rregullat.
• Organizimi i ahgengjeve ndalohet deri më datë 15 qershor 2021.