Masat e reja anti-COVID, kufizohet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët për masat e reja kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur lidhur me situatën duke thënë se masat e marra janë në dakordim me profesionistët shëndetësorë.

“Për ta ndalur hovin e rasteve të infeksionit, institucionet duhet të veprojmë se bashku dhe të sjellim vendime. Numri i lart na obligon të marrim masa shtesë për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve. Masat të cilat i kanë propozuar edhe instituti edhe ne në dakordim me profesionistët që më mbështesin. Kanë thënë që është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në institucione private dhe publike. Institucionet të cilat e kanë dakordimin që duhet ta përfundojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria.”, tha Zemaj

Zemaj gjithashtu ka njoftuar se ligjëratat do të mbahen online në të gjitha fakultetet, derisa orari i gastronomisë dhe qendrave tregtare është kufizuar.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10 dhe ora… Ligjëratat do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale do të mobilizohen”, tha Zemaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.