Masat e reja anti-Covid, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar fundjavën

07.11.2020

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, shumë shtetas të saj janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë tashmë janë krijuar radhë të gjata të makinave. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që […]

Masat e reja anti-Covid, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar fundjavën Foto: Ilustrim

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, shumë shtetas të saj janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë tashmë janë krijuar radhë të gjata të makinave.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.
Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020.

Ndërkohë qeveria në Shqipëri nuk ka ende një vendim për nisjen e izolimit të dytë, dhe sipas ekspertëve, ka ende kapacitet në spitale, që mund të ofrojnë shërbim për personat e prekur./faxweb/