“Masat e reja anti-COVID do të lënë pasoja të mëdha në ekonomi”

  • 18.08.2021
“Masat e reja anti-COVID do të lënë pasoja të mëdha në ekonomi”

Ditëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19.

Si pasojë e rritjes së rasteve, autoritetet shëndetësore janë detyruar që të marrin masa të reja kundër këtij virusi.

Masat e reja anti-COVID që priten të miratohen sot nga Qeveria e Kosovës janë: Klubet e natës nga 20 gusht mbyllen komplet; Dasmat (për shkak prenotimeve) do të lejohen edhe një kohë, por me vetëm deri në 150 persona dhe jo më vonë se ora 22:30. Cdo dasmorë do të lejohet në dasëm me certifikatë të vaksinimit ose testet PCR ose seriologjike; Gastronomia do të lejohet të punoj deri në ora 22.30 me masat e mëhershme, me 50% të kapacitetit në hapësirat e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në hapësirat e jashtme.


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, vlerëson se masat e fundit anti-Covid të propozuara nga ministrisë së Shëndetësisë do të ndikojnë dukshëm në ekonominë e vendit dhe se do të jenë me pasoja të mëdha edhe në punësim.

Tutje ai tha se puna e Qeverisë ka qenë jashtë çdo kriteri profesional dhe vetëm deklarata të ardhjes në pushtet.

“Është vështirë me përcaktua dëmet që mund të jenë në ekonomi, edhe pse ajo normë që kanë deklaruar është jashtë çdo norme, me një normë të pabazuar dhe jashtë çdo kriteri profesional, me planifikuar një normë të rritjes 8% është vështirë me planifikuar ku nuk ka pasur përmasim të kushteve për zhvillim ekonomik.

Njerëzit kanë ardhur në pushtet dhe mendojnë që me deklarata mundin me lëviz diçka e sidomos në ekonomi”, theksoi tutje ai.

“Këto masa dhe sidomos plani i ringjalljes ekonomike nuk mund të garantojnë një zhvillim ekonomik të nevojshëm, këto masa janë vetëm mi shëruar pasojat e pandemisë, nëse implementohen si duhet tek ata që janë dëmtuar gjatë pandemisë. Duhet me pasë një plan dinamik dhe të punohet shumë në ringjallje ekonomike”, përfundoi Shatri.

Ndryshe në 24 orët e fundit në Kosovë janë identifikuar 2,110 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë regjistruar 4 raste të vdekjes nga ky virus.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë