Masat antiCOVID – bizneset thonë se padituria e arroganca e institucioneve e ka rënduar situatën

25.01.2022

Sipas tij, edhe kërkesat e tyre janë në bazuara në referenca shkencore dhe se padituria dhe arroganca e institucioneve po e rëndon gjendjen në vend. “Bien ndesh pikërisht me Ligjin për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë Covid-19, specifikisht me paragrafin e 4 të nenit të 8 të këtij ligji sepse nuk po konsultohen institucionet kredibile […]

Masat antiCOVID – bizneset thonë se padituria e arroganca e institucioneve e ka rënduar situatën Foto: Ilustrim

Sipas tij, edhe kërkesat e tyre janë në bazuara në referenca shkencore dhe se padituria dhe arroganca e institucioneve po e rëndon gjendjen në vend.

“Bien ndesh pikërisht me Ligjin për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë Covid-19, specifikisht me paragrafin e 4 të nenit të 8 të këtij ligji sepse nuk po konsultohen institucionet kredibile e veçanërisht OBSh-ja si institucion, i cili jep shumë udhëzime që nuk po përfillen nga Qeveria e Kosovës”.

“Kërkesat dhe sugjerimet tona kanë qenë mbi të gjitha në referenca shkencore. Kjo padituri dhe kjo arrogancë e dërgojë Kosovën në një situatë shumë të rëndë”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Vranica thotë se fajtor për rritjen e numrit të rasteve nuk është sektori i gastronomisë, por moskontrolli i kufijve edhe personave që hyjnë në Kosovë.

Ai thotë se duhet të merren shembull shteti si Franca e Britania e Madhe që kanë liberalizuar ekonominë.

Vranica ka shtuar se nuk janë të interesuar të konfrontohen me Qeverinë, por që presioni i tyre nuk do të ndalet.

“Na kujtohet sezoni i verës kur u hapën klubet e natës dhe sallat e dasmave u bë një kaos i jashtëzakonshëm shoqëror, kinse gastronomia po i rrit rastet. Nuk është e vërtetë sepse së pari variantet e reja më së shumti vijnë si pasojë e moskontrollimit ndërkufitar të personave që futen nga jashtë territori i Kosovës”.

“Kanë marrë masa shumë të ashpra pa nevojë. Kemi pa edhe deklaratën e kryeministrit të Spanjës, Pedro Markez dhe vendimin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson të cilët po e liberalizojnë ekonominë si pasojë e fatalitetit të ulët të variantit Omicron. Më shumë jemi të interesuar t’i ndihmojmë Qeverisë se sa me u konfrontuar”.

Përderisa një pronar i një lokali të gastronomisë tha se masat e reja i kanë dëmtuar edhe më shumë ngase klientët janë të pakënaqur.

“Orarin e kemi pasur deri në ora 23:00 kjo ka qenë pak a shumë e mjaftueshme, jo aq shumë sa nevojitet por pak a shumë për bizneset kanë qenë përafërsisht mirë, por kjo deri në ora 21:00 na kanë dëmtuar shumë për shkak se po mbyllemi herët”.

“Apeli jonë është që të kthehen oraret e më hershme, nuk është që po varet nga gastronomia. Numrat edhe ashtu po rriten si në ora 21:00 si në ora 23:00”.

Po ashtu, një menaxher i një nga lokalet tha se masat e fundit anti-Covid nuk janë të analizuara mirë.

“Po mendoj se e shkaktojnë ekonominë e vendit me këto masa. Ne duhet me reduktuar stafin, duhet me i reduktuar shumë sende për shkak të orarit”.

Përderisa sipas një tjetri çdo vendim që vije nga Qeveria e Kosovës duhet të zbatohet.

“Së pari duhet të shikohet shëndeti i njerëzve edhe pse neve po na dëmtojnë këto masa, nuk po kemi çka të bëjmë”.

“Ndoshta edhe pak kryhet kjo pandemi e vazhdojmë normalitetin. Shpresojmë në ndryshimin e tyre në të mirë të bizneset të gastronomisë”.