Masat anti-COVID që duhet të plotësojnë mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

18.12.2021

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua ka rikujtuar udhëtarëve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia. Në rast të mungesës së testit, do të kërkohet karantinim për një periudhë shtatë ditore. “Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes […]

Masat anti-COVID që duhet të plotësojnë mërgimtarët për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua ka rikujtuar udhëtarëve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.

Në rast të mungesës së testit, do të kërkohet karantinim për një periudhë shtatë ditore.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.

Aktualisht të gjitha vendkalimet kufitare janë të lira për qarkullim dhe nuk ka kolona. Kurse, nga data 3 janar 2022 për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të kenë të dy dozat e vaksinimit kundër COVID-19.