Masat anti-COVID, Policia deri më 5 shtator shqiptoi mbi 22 mijë gjoba e 7 mijë vërejtje

  • 11.09.2021
Masat anti-COVID, Policia deri më 5 shtator  shqiptoi mbi 22 mijë gjoba e 7 mijë vërejtje

Rritja e rasteve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë që Qeveria të ndërmerrë disa masa për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.

Për qytetarët që nuk i respektojnë këto masa anti-COVID ka zero tolerancë, Policia e Kosovës deri më 5 shtator ka shqiptuar mbi 22 mijë gjoba si dhe mbi 7 mijë e 500 vërejtje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ku ka thënë për EkonomiaOnline se sipas urdhërit operativ për këdo që nuk ka respektuar masat janë shqiptuar gjoba.


Kelani ka theksuar se urdhëri operativ i parasheh disa hapa të Policisë së Kosovës, ku përveç prezencës së shtuar, hap tjetër ka qenë edhe angazhimi i zyrtarëve policorë në qendra tregate si dhe lokacione ku ka frekuentim të madh.

Ai ka shtuar se nga data 30 gusht e deri me datën 5 shtator PK-ja ka shqiptuar mbi 22 mijë gjoba, ku ka bërë të ditur se në këto gjoba bëjnë pjesë personat fizik, por edhe personat juridik që janë biznese.

Po ashtu, zëdhënësi i policisë ka theksuar se kanë dhënë edhe mbi 7 mijë e 500 vërejtje, duke shtuar se Policia e Kosovës nuk ka për qëllimin ndëshkimin e qytetarëve, por parandalimin e përhapjes së pandemisë si dhe sensibilizimin e qytetarëve.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë