Masat anti-covid, kryeministri Hoti diskuton sot me kryetarët e komunave

11.08.2020

Sot me fillim nga ora 11:30 do të mbahet takimi mes kryetarëve të komunave, kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Arsimit, Ramë Likajt dhe Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, ku do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19. Po ashtu në takim do të diskutohet edhe për alternativat për fillimin e vitit të ri shkollor për […]

Masat anti-covid, kryeministri Hoti diskuton sot me kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Sot me fillim nga ora 11:30 do të mbahet takimi mes kryetarëve të komunave, kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Arsimit, Ramë Likajt dhe Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, ku do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19.

Po ashtu në takim do të diskutohet edhe për alternativat për fillimin e vitit të ri shkollor për të cilin MASh-i ka treguar se ka tre alternativa.

Kujtojmë se takimi i fundit virtual i kryeministrit Hoti me krerët e komunave është mbajtur më 27 korrik, pas të cilit u vendos që të zgjatet orari i punës së gastronomëve, mbyllja e pishinave dhe një sërë masash të tjera në parandalimin e pandemisë.