Masat anti-COVID, Franca ndalon hyrjet për udhëtarët e vendeve jashtë BE’së

30.01.2021

Franca po vendos kufizime të reja kufitare për shkak të COVID-19 nga e diela, por përsëri i ka rezistuar një bllokimi të ri në të gjithë vendin. Të gjithë, përveç udhëtimeve të domosdoshme, nga jashtë BE-së do të ndalohen dhe po ashtu do të rriten kërkesat për pasjen e testeve. Kryeministri Jean Castex tha se […]

Masat anti-COVID, Franca ndalon hyrjet për udhëtarët e vendeve jashtë BE’së Foto: A picture shows "Parafe", an automated border passport control at Orly airport, near Paris on July 6, 2018. (Photo by ERIC PIERMONT / AFP)

Franca po vendos kufizime të reja kufitare për shkak të COVID-19 nga e diela, por përsëri i ka rezistuar një bllokimi të ri në të gjithë vendin.

Të gjithë, përveç udhëtimeve të domosdoshme, nga jashtë BE-së do të ndalohen dhe po ashtu do të rriten kërkesat për pasjen e testeve.

Kryeministri Jean Castex tha se ora policore gjatë natës do të vihet në kontroll më fort dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen.

Kufizimet e reja kufitare do të ndikojnë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, meqë nuk është pjesë e BE-së, por ministri anglez i Transportit sqaroi në Twitter se ndryshimi nuk do të ndikonte transportuesit e mallrave nga Mbretëria e Bashkuar dhe anasjelltas.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Ambasada e Kosovës në Paris.

“Ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme.
Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore” thuhet në njoftimin e ambasadës.