Masat anti-COVID, Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

20.01.2021

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Qeveria atje ka vazhduar masat antiCOVID-19 që ishin në fuqi deri më 14 shkurt. Përmes një postimi në facebook, kjo ambasadë ka njoftuar se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës […]

Masat anti-COVID, Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët Foto: Ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Qeveria atje ka vazhduar masat antiCOVID-19 që ishin në fuqi deri më 14 shkurt.

Përmes një postimi në facebook, kjo ambasadë ka njoftuar se shkollat dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen para 15 shkurtit, ndërsa është e detyrueshme mbajtja e maskës medicinale.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e Kancelares Merkel me Kryeministrat e Landeve për parandalimin e përhapjes së #COVID19 u morën këto Vendime:

  • Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.
  • Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit
  • Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.
  • Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.
  • Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime.
  • Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë.