Marrja e mandatit nga kryetarët e rinj në komuna, Ligji parasheh që kjo të bëhet dy javë pas certifikimit të rezultateve

22.11.2021

Ndërkaq, disa javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvende Komunale në 38 komuna të Kosovës të cilat u mbajtën më 17 tetor të këtij viti. Ndërsa, ekziston edhe ligji për marrjen e mandatit nga kryetarët si dhe asambleistët e zgjedhur, ku këtë e […]

Marrja e mandatit nga kryetarët e rinj në komuna, Ligji parasheh që kjo të bëhet dy javë pas certifikimit të rezultateve Foto: Ilustrim

Ndërkaq, disa javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvende Komunale në 38 komuna të Kosovës të cilat u mbajtën më 17 tetor të këtij viti.

Ndërsa, ekziston edhe ligji për marrjen e mandatit nga kryetarët si dhe asambleistët e zgjedhur, ku këtë e parasheh Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e që thuhet se këta të fundit mund të marrin madatin 15 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kurse kjo u mundësohet atyre me thirrjen e mbledhjes inauguruese.

Në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale neni 42 e thekson se: “Kuvendi i komunës e mban mbledhjen inauguruese brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”.

Po ashtu, në këtë Ligj për Vetëqeverisje Lokale është edhe neni 57, ku tregon se nëse kryetari i komunës i zgjedhur dështon ta jap betimin brenda një muaji nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve atëher i njëjti e humb mandantin.

“Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin”, thuhet në Ligj neni 57.