Janë bërë një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur as edhe një marrëveshje për koalicion mes Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar emrin e kryetarit të Kuvendit, i cili edhe u zgjodh Glauk Konjufca siç duket ka prishur matematikat për një koalicion të mundshëm, por Albin Kurti nuk mendon ashtu ai dje tha se formimi i Qeverisë nuk varet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por nga LDK-ja, ku kjo ka lënë të kuptohet se sërish mund të ketë ndonjë marrëveshje mes tyre më 2020.
Po ashtu edhe njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj mendon se marrëveshja në mes të LDK-së dhe VV-së mund të arrihet.
Mushkolaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se kjo marrëveshje mund të ndodhë, por ka bërë me dije se problematik mund të jetë posti i Ministrit të Brendshëm në arritjen e koalicionit.
“Unë besoj që mundet me u arrit marrëveshja LVV-LDK por vetëm se tani do të duhet të ndryshojë ndarja e përgjegjësive për shkak se njëri nga postet që pritej ti takonte LDK-së tashmë i takon Vetëvendosjes. Unë mendoj se marrëveshja është e mundshme nëse dy partitë dakordohen ti ndajnë pak më ndryshe përgjegjësitë në kuptimin e ministrive që do t’i udhëheqin dhe po ashtu ta zgjidhin çështjen e Presidentit”, tha Mushkolaj.
Po ashtu ai tha se: “Posti i Presidentit ka qenë afër që të zgjidhet megjithatë kërkohej nga Vetëvendosje që ta japë pëlqimin kur të nominohej emri nga LDK-ja por më tepër se sa posti i Presidentit mendoj që është problematik posti i Ministrit të Brendshëm edhe nuk e di se si mund të merren vesh për atë post. Nuk besoj që ka arsye që ky koalicion mos të ndodh pavarsisht se posti i Kryeparlamentarit është i zënë tashmë nga Vetëvendosja por mos të harrojmë që ky post nuk është aq i rëndësishëm sa bëhet rëndom në Kosovë pasi zakonisht ka hy në pazaret politke në vendet normale”.
“Kryeparlamentari është vetëm një person që menaxhon Kuvendin dhe tek ne për shkak të pazareve politke është bërë një person jashtëzakonisht i rëndësishëm”.