Maqedonia e Veriut kërkon test negativ nga kosovarët që kalojnë kufirin, Zemaj paralajmëron reciprocitet

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin. 

“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo cështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shuëm raste me ne por nuk kufizuam lëvijzen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e amdhe e shqiptarëve.  Ne kishim një numër të madh të qyteatëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare” ka thënë ai në Pressing në T7.

Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkoeht testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala kosovare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.