Maqedonci: Themelet e përgjakura e kanë të freskët gjakun e dëshmorëve – ushtria do t’i shërbejë paqes

17.02.2024

Maqedonci: Themelet e përgjakura e kanë të freskët gjakun e dëshmorëve – ushtria do t’i shërbejë paqes

Maqedonci: Themelet e përgjakura e kanë të freskët gjakun e dëshmorëve – ushtria do t’i shërbejë paqes Foto: Ilustrim

Maqedonci tha se Kosova ka një të ardhme plot shpresë e cila po zhvillohet, ndërtohet e fuqizohet “me themele të përgjakura që ende kanë të freskët gjakun e dëshmorëve”.

“Nga Prekazi i jehonës për liri te bjeshkët me borë të maleve të Sharrit e Rugovës, poshtë ujëvarave të Mirushës, në Fushën e Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit, nga Kaçaniku shkëmb e gur e deri në vijën gjarpëruese të Liqenit të Ujmanit qytetarët festojnë ditën e mëvetësimit të Republikës tonë.

Kosova e pavarur po dëshmon se ekzistenca e saj nuk është veç nevojë e domosdoshmëri e qytetarëve të saj por dhe vlerë unike, e çmuar në familjen e vendeve demokratike.

Me institucionet e sigurisë që me vendosmëri ruajnë rendin publik, kushtetetues e sovranitetin dhe me ushtrinë që po rritet e fuqizohet në mbrojtje të integritetit territorial dhe për t’i shërbyer paqes krah partenerëve tanë, institucionet tona janë të përcaktuara që në rrethanat e rikthimit të apetiteve hegjemoniste nga regjimet autokratike krahas mbrojtjes së vendit të kontribuojnë në mbrojtjen e demokracisë”, tha ai.