Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se premtimin për fuqizim të ushtrisë e kanë realizuar.

“Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita:

Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16).