Maqedonci: FSK e gatshme për stërvitje me britanikët

15.03.2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfundua trajnimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në […]

Maqedonci: FSK e gatshme për stërvitje me britanikët Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfundua trajnimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit para dislokimit në Belize, stërvitje që realizohet në bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci në një postim në Facebook, FSK-ja është një forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me partnerët tanë strategjik, shtetet anëtare të NATO-s.

“Forcat tona përfundojnë trajnimin e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit para dislokimit në Belize, stërvitje që realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar. FSK, Forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me partnerët tanë strategjik, shtetet anëtare të NATO-s. FSK, Krenaria jonë!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.