Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të. Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike.
“Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të. Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ambasadori Hargreaves i ka përcjellë Maqedoncit urimet për rezultatin e zgjedhjeve, duke e vlerësuar lidershipin dhe angazhimin e tij në forcimin e sektorit të mbrojtjes.