Mallrat serbe pakësohen, por rriten çmimet e tjera 5 deri në 30 për qind

14.07.2019

Taksa 100% ka ndikuar në paksimin e prezencës së mallrave serbe, por ka prodhuar kunderefekt dhe inflacion duke i rritur çmimet deri në 5-30 përqind. Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë për se gjatë ditëve të fundit nuk është vërejtur ndonjë rritje e importit nga Serbia apo rritje e kontrabandës. “Më duhet të […]

Mallrat serbe pakësohen, por rriten çmimet e tjera 5 deri në 30 për qind Foto: Ilustrim

Taksa 100% ka ndikuar në paksimin e prezencës së mallrave serbe, por ka prodhuar kunderefekt dhe inflacion duke i rritur çmimet deri në 5-30 përqind.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë për se gjatë ditëve të fundit nuk është vërejtur ndonjë rritje e importit nga Serbia apo rritje e kontrabandës.

“Më duhet të theksoj se mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nga nëntori i vitit të kaluar, kanë shënuar rënie drastike, kur flitet për importin”, bëri të ditur Stavileci për REL.

Nën anën tjetër, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se edhe pas vendosjes së taksës, në treg nuk ka pasur mungesë të produkteve, pasi që ato janë zëvëndësuar.

“Ne i konsiderojmë dy efekte kryesore, i pari ka të bëjë me riorientimin e tregtisë. Për të gjitha ato produkte, me të cilat tregu i Kosovës është furnizuar nga Serbia dhe Bosnja, sot ka zëvendësime nga vendet tjera. Dhe e dyta, ajo që vërehet është një prezencë më e madhe e produkteve vendore të konsumit të gjerë”, thekson Rukiqi.

Sidoqoftë, taksa 100% ka bërë që çmimet e artikujve kryesor në vend të rriten kogja shumë.

Muaj më parë GAP publikoi rritjen e çmimeve për një periudhë nga muaji janar i vitit 2017 deri në mars të 2019’tës.

Sipas kësajnga nëntori kur është vendosur masa e parë mbrojtëse tarifore prej 10% për produktet nga Serbia, indeksi i ushqimit ka arritur vlerën më të lartë në dy vitet e fundit.

Në mesatare, çmimet e ushqimeve kanë qenë rreth 5.3% më të larta në periudhën sa ka qenë taksa në fuqi (nëntor-mars 2019) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kujtojmë se taksa u vendos fillimisht në muajin nëntor 2018 më 10%, ndërsa më vonë ajo u rritë në 100. Ky vendim i Qeverisë Haradinaj është kundërshtuar si nga BE’ja ashtu edhe nga SHBA, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e saj.