LVV: Që nga viti 2019 Kosova nuk importon më energji elektrike nga Serbia

para 40 dite

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me kontratat e energjisë elektrike të nënshkruara me Serbinë në vitet e kaluara.

LVV: Që nga viti 2019 Kosova nuk importon më energji elektrike nga Serbia

Sipas deputetit Armend Muja, këto kontrata, të nënshkruara kryesisht nga Njazi Thaçi, kanë favorizuar Serbinë dhe kanë dëmtuar interesat e Kosovës.

Në një konferencë për media, Muja ka prezantuar të dhëna sipas të cilave, në periudhën 2008-2023, Kosova ka importuar energji elektrike me vlerë prej 901 milionë euro. Ai thekson se në vitet e fundit, që nga viti 2019, Kosova nuk importon më energji elektrike nga Serbia.

“Ka importuar Kosova energjinë elektrike, unë ju kam drejtuar Doganës, 2008-2013 vlera e energjisë e importuar deri vitin 2023 ishte 901 milion euro. 2008-2018 reflekton një dominim të Serbisë si vend të importit të energjisë elektrike. Nga viti 2019 reflekton dominim e Sllovenisë. Në vitet e fundit nuk importohet as gjë nga Serbia. I gjithë debati që është reflektuar ka qenë rezistenca e mafisë energjetike nga Serbia për ta rikthyer tregun e Kosovës por që e ka humbur. Ne eksportojmë energji elektrike. Ne kemi eksportuar 2013-2023, 247 milion euro energji elektrike vendi ku ne kemi eksportuar është Serbia me 115 milion euro… Kjo është bërë përmes kontratave direket, ne kemi gjetur kontrata për eksport dhe import janë nënshkruar në vitin 2008… këto kontrata i ka nënshkruar Njazi Thaçi, që nga kontratë e parë 2008 deri vitin 2020 i ka nënshkruar Najzi Thaçi”, ka thënë ai

Muja ka akuzuar qeveritë e mëparshme për favorizim të interesave serbe në sektorin e energjisë, duke nënshkruar kontrata direkte me kompani serbe. Sipas tij, këto kontrata janë nënshkruar pa transparencë dhe kanë dëmtuar interesat ekonomike të Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit