LVV padit Isuf Hajdarin dhe Tetlinda Kuçi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë sot dorëzoi Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj zyrtarëve të Komunës së Therandës, anëtarë të organit mbikëqyrës të kontratës “Trajtimi i hapësirave me interes publik”.

Zyrtarët kompetent për mbikëqyrje të këtij projekti, Isuf Hajdari dhe Tetlinda Kuçi konsiderohet se nuk e kanë kryer punën e tyre më përgjegjësi.
Realizimi i projektit nuk përfundoi sipas kontratës së nënshkruar nga Komuna e Therandës më Operatorin Ekonomik MPSH “OSMANI” dhe NTP “LAS PALLMAS”.

Për mosrealizimin e kësaj kontrate siç ishte kontraktuar, reagum me datë 27.04.2019, por nuk u morr asnjë masë nga organet kompetente të komunës.

Prokurorisë themelore i ofruam dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave do të vërtetohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga zyrtarët komunal të cekur më lartë.
Nga organet e drejtësisë kërkojmë të marrin masat e duhura ndëshkimore.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë nuk do të heshtë ndaj keqpërdorimeve të tilla të parasë publike, thuhet në njoftimin e LVV-së për media.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.