LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë Hoti

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të LVV, ka bërë të ditur se sot kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj Qeverisë “Hoti”

“Nga sot grupi parlamentar i LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit ndaj Qeverisë. Në këtë rast i ftojmë të gjitha grupet e tjera parlamentare që ta mbështesin këtë mocion.

Ne ua kemi dërguar edhe shkresat me njoftim dhe thirrje që ta mbështesin këtë mocionet grupet parlamentare të caktuara”

“Mocioni si draft mund të ketë ndryshime. Nga ky moment ne nisim mocionin e rrëzimit të kësaj qeverie”.

Selimi gjithashtu u shpreh se presin që edhe PDK ta mbështesë këtë mocion.

“PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.