LVV: Mashtrimi i 450 mësimdhënësve, komuna nuk ndërmerr masa!

Para 2 muajsh LVV dega në Suharekë kishte reaguar se kontrata e nënshkruar para 7 muajve nga Komuna Suharekë dhe operatori ekonomik NTT “JETA” me titull “Shërbimet e transportit-për mësimdhënes për vitin shkollor 2018-2019” ende nuk është duke u zbatuar.

Operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar kjo kontratë është në pronësi të kryesuesit të Kuvendit Komunal në Komunën e Therandës pra në pronësi të zyrtarit të AAK-së, thuhej në reagimin e LVV-së.

Gjatë ditës së sotme LVV ka reagur prapë duke shtuar se kanë kaluar 2 muaj që nga reagimi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë në lidhje me mashtrimin që u është bërë 450 mësimdhësve për kontratën “Shërbimet e transportit për mësimdhëns për vitin shkollor 2018-2019”, organet kompetente të Komunës së Therandës ende nuk e kanë marrë asnjë masë për të filluar zbatimin apo anulimin e kësaj kontrate edhe pse tashmë janë bërë 10 muaj që nga koha kur duhej të fillonte zbatimi.

450 mësimdhës u dëmtuan më së shumti, shërbimet e transportit për këtë vit shkollor po u rrezikohen nga mospërgjegjësia e Komunës së Therandës.

Theksojmë edhe një herë që Operatori Ekonomik i cili është i kontraktuar për këtë kontratë, është në pronësi të kryesuesit të Asamblesë Komunale, Bexhet Kuçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.