Dje u zhvillua takimi mes liderit të LVV-së dhe LDK-së, takim ky i cili zgjati mbi 3 orë, por nuk u arrit as dje marrëveshja për bashkëqeverisje.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot takimin e tyre të radhës me qëllim që të arrihet koalicioni qeverisës.
Takimin e sotëm e konfirmoi një ditë më parë Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.
Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku ka e lanë të shtunën mbrëma.