LVV: Kryeministri jolegjitim solli dëme nga Uashingtoni në vend të njohjes

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri jolegjitim shkoi në Uashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e Kosovës.

Vetëvendosje gjithashtu përmend dëmet, që sipas sa, i janë bërë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.