LVV-ja kundër një tërheqjeje tjetër nga Trusti

21.03.2022

Vetëvendosje nuk do ta përkrah këtë ide, pasi sipas tyre kjo rrezikon që pas disa vitesh qytetarët që mbushin 65-vjeç të përballen me probleme të kursimeve të tyre në Trust. Qëndrimin e LVV-së e ka bërë të ditur sot Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se iniciativa e […]

LVV-ja kundër një tërheqjeje tjetër nga Trusti Foto: Ilustrim

Vetëvendosje nuk do ta përkrah këtë ide, pasi sipas tyre kjo rrezikon që pas disa vitesh qytetarët që mbushin 65-vjeç të përballen me probleme të kursimeve të tyre në Trust.

Qëndrimin e LVV-së e ka bërë të ditur sot Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se iniciativa e PDK-së nuk e ka mbështetjen e tyre.

“Nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë sepse koncepti i Trustit dhe dizajnimi i Fondit të Kursimeve Pensionale, ka të bëjë me ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve pas moshës 65-vjeçare kur ata përfundojnë kontributin e tyre për Fondin Pensional”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë.

Ajo tha se me opozitën do të diskutojnë modalitete të tjera për t’i dal në ndihmë qytetarëve në këtë krizë, por jo tërheqje nga Trusti.