LVV i reagon Lajçakut: Në takim me Kurtin nuk është përmendur Asociacioni

16.10.2020

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka njoftuar se në takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë biseduar vetëm për dialog, dhe jo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Përparim Kryeziu ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e […]

LVV i reagon Lajçakut: Në takim me Kurtin nuk është përmendur Asociacioni Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka njoftuar se në takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë biseduar vetëm për dialog, dhe jo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Përparim Kryeziu ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të.

“Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës” ka shkruar Kryeziu në facebook.

Ai ka thënë se tema e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe konsiderohet e mbyllur vetëm për LVV-në.

“Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësish projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër” ka shtuar ai tutje.