Tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin. Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar tri pika grumbullimi, në zyret tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, e kësaj iniciative i bashkohet edhe zyra e LVV në Therandë, për grumbullimin e gjërave elementare siç janë uji, ushqimi (preferohet i konzervuar ose i thatë që të zgjas më shumë), rrobat për cfarëdo moshe, batanije/qebe, jastëk, barna (paracetamol dhe vitamina).
Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në vendet ku gjindet nevoja.
Zyra e LVV në Therandë
Rr. Brigada 123
Tek objekti “KULLA”
Tel. 049406332 / 049492923
Jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat.