10.08.2019, 19:07

Lutfi Haziri del me qëndrim për koalicionin parazgjedhor, ka lajm të keq për Vetëvendosjen!

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se kundërshtarët politikë po tentojnë të shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës si barkë për mbijetesë politike.

Ai ka thënë se asnjë parti s’mund t’i caktojë rregulla LDK-së dhe as s’mund ta bëjnë Partinë e Ibrahim Rugovës degë të Vetëvendosjes.

“Spekulimet se një parti tjetër e donë Lutën e një parti dikë tjetër, mos u theni në emra as mos u gëzoni në emra sepse nuk mund të vendosin partitë e tjera për neve, nuk jemi degë e VV-së as nuk jemi degë e kërkujtë tjetër”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se me LDK-në s’mund të bashkëpunojnë as ata që e kanë rrënuar ura dhe kanë helmuar pusin.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshmenë shtator nëse mbyllen shkollat në Kamenicë

“Ata po e shohin LDK-në si barkë të mbijetesës politike, në atë barkë mund të hypin vetëm partnerët jo dikush tjetër. Jo ata që e kanë helmuar pusin dhe që kanë rrënuar ura, por jo edhe ata që nuk janë kredibil për të qenë pjesë e kësaj ecje politike”, ka thënë Haziri.

Kohëve të fundit, deputetët e Vetëvendosjes, rend me rend, po i kërkojnë koalicion LDK’së.

Albin Kurti ka thënë se koalicioni me LDK’në mundësonë t’i fitojnë 70 deputetë.

Mirëpo, Vetëvendosje ka kushtëzuar bashkëpunimin me LDK-në, duke kërkuar pozitën e Shefit të Qeverisë.

Në LDK kanë thënë se nuk e japin pozitën e Shefit të Ekzekutivit.

Krejt këto kalkulime politike po bëhen pak para se të shpërndahet Parlamenti.