Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një shkrimi Abdixhiku ka shkruar se ai dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe se po ndihen mirë dhe nuk kanë ndonjë simptomë.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm” ka shkruar Abdixhiku.

LEXO EDHE:  Fillojnë të dalin pagesat prej 170 € nga Pakoja Emergjente
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.