Lul Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-Covid

Lul Raka tregon se kur do të normalizohet situata pas marrjes së vaksinës anti-Covid
Çlirim Gashi

06.02.2021 / Lajme

Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu prof.dr.Lul Raka.

Ai vlerësoi se varianti i ri i Covid 19 duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.

Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër Covid 19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.

Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.

LEXO EDHE:  Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Raka ka thënë se kur do të fillon një shkallë më e lartë e vaksinimit, atëherë gradualisht do t’i kthehemi normalitetit.

RAPORTO