Lul Raka shërohet nga coronavirusi

18.11.2020

Mikrobiologu Lul Raka është shëruar nga Coronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një njoftimi në facebook, ku ka postuar disa fotografi gjatë takimit me Rakën. ”Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkëngjitesh […]

Lul Raka shërohet nga coronavirusi Foto: Ilustrim

Mikrobiologu Lul Raka është shëruar nga Coronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një njoftimi në facebook, ku ka postuar disa fotografi gjatë takimit me Rakën.

”Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkëngjitesh në mbledhjet tona, pas izolimit si pasojë e infektimit me Covid 19. Puna jonë është të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për mbrojtjen e qytetarëve, planifikimin dhe masat e përshtatshme, në pajtim me gjendjen. Përvoja e vendeve tjera është e mirëseardhur, duke aplikuar kushtet tona. Mirënjohës ndaj të gjithë kontribuesve për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19” ka shkruar Zemaj.