Lul Raka: Na pret një dimër i vështirë, mbyllja totale mbetet opsioni i fundit

Situata epidemiologjike ditëve të fundit po tregon sinjale të përkeqësimit, ku vetëm të mërkurën dhe të enjten janë konfirmuar afër 600 raste të reja.

Për këtë ka foluar edhe mikrobiologu, Lul Raka, i cili në një intervistë për T7 ka thënë se mund të na pres një dimër i vështirë.

“Do të jetë dimër i rëndë. Do ta kalojmë. Bashkë i kemi kalua edhe disa dimra tjerë. Urojmë që ta kalojmë me sa më pak viktima”, ka deklaruar Raka.

Kushdo që nuk i respekton masat, duhet të mbyllet. Bordi ka propozuar që të ketë adresim të problemit në mënyrë propercionale. Grupi i parë, nëse janë më pas se 200 raste në 100 mijë banorë brenda një jave atëherë është kategori e gjelbër. Në këtë rast rritet puna e inspektoratit e akterëve të tjerë. Pra rritet mbikëqyrja. Në zonën e portokalltë është nëse brenda një jave janë mbi 200 raste në 100 mijë banorë. Në zonën e portokalltë është Prishtina. Mendojmë se adresimi i masave të parandalimit duhet të jetë proporcional.  Ne kemi propozu që nëse ka përhapje të madhe në komunitet të mbyllen shkollat ku ka raste”, thotë Raka.

Raka është shprehur se rastet e fundit kanë qenë raste të pritshme. Thotë se këtë situatë ekspertët e kanë paralajmëruar qysh para gjashtë muajve. Thotë se mbyllja totale mbetet opsioni i fundit, shkruan Express.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.